Një mjeke e maternitetit të Pogradecit është vënë nën hetim nga prokuroria e qytetit, pasi dyshohet se ka neglizhuar dhe nuk është kujdesur pas lindjes për foshnjen e një shtetaseje, që fatkeqësisht ndërroi jetë pas dërgimit në Tiranë.

Policia ka filluar filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen G. Sh., 51 vjeçe, banuese në Tushemisht.

Mësohet se denoncimi në polici për mjeken e kanë bërë familja e cila pësojë humbjen e rëndë.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen G. Sh., 51 vjeçe, banuese në Tushemisht, Pogradec (me detyrë mjeke në maternitetin e qytetit të Pogradecit).

Kjo shtetase më datë 24.07.2021, dyshohet se ka neglizhuar në trajtimin e nevojshëm mjekësor pas lindjes, të foshnjës së shtetases D. Y., e cila më pas u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar ku më datë 31.07.2021, ka ndërruar jetë.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Pogradec.