Mjekët e spitalit të Durrësit janë sërish nën akuzat e banorëve të këtij qyteti.
Një ditë më parë, 43-vjeçari B.G., banues në Durrës ka bërë kallëzim se foshnja e tij e porsalindur, ka ndërruar jetë për shkak të mosveprimit të mjekëve.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se, bashkëshortja e 43-vjeçarit, shtetësia V.G., 35 vjeçe ka lindur më datë 07.09.2018 në Maternitetin e Spitalit Durrës, ndërsa pas 4 ditësh fëmija ka ndërruar jetë.
43-vjeçari dyshon se mjekët me mosveprime të tyre i kanë shkaktuar vdekjen foshnjës së porsalindur, thuhet në njoftimin e policisë.
Neni 96 i Kodit Penal.





