Janë dy djem foshnjat e para të 2022 në kryeqytet! Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në rrjete sociale ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

MESAZHI I MANASTIRLIUT:

Mirë se erdhe AKID😍
Fëmija i parë i vitit 2022 është djalë, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në orën 12:00.

😇 Është djalë edhe bebi i parë që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni”, 1 minutë pas ndërrimit të viteve♥️

Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë Akid & Aiden🤩🤩- shkruan Manastirliu.