2 mars 2014– Një muaj nga nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet policisë shqiptare dhe asaj italiane (të pasqyruar nga Durrëslajm.com), kemi edhe frytet e para. Një bashkëpunim perfekt i policëve shqiptarë me kolegët italianë çoi në arrestimin e Foti Dashit, 48 vjeç.

Dashi ishte në listën e njëqind personave më të kërkuar nga drejtësia italiane. Gjykata e Milanos në vitin 1998 e kishte dënuar me 15 vjet burg për trafik prostitucioni dhe skllavërim femrash. Vetë ministri i brendshëm Anxhelino Alfano i përgëzoi policët italianë për suksesin e arritur në bashkëpunim me kolegët shqiptarë.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/