Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, me rastin e 106-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, ditën e sotme u zhvillua një ceremoni festive.

Të pranishëm ishin drejtues të Policisë, të Institucioneve Vendore si dhe familjarë të ish-punonjëse të policisë të rënë në krye të detyrës dhe punonjës policie në detyrës.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtues i Parë Alfred ÇEPE, në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi të gjithë punonjësit që kanë dhënë dhe vijojnë të japin kontributin e tyre në organizatën e policisë së shtetit, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë së qytetarëve, duke shërbyer si një shembull frymëzimi edhe për brezat e ardhshëm.

Policia e Shtetit në thelb të punës së saj ka patur gjithmonë prioritet afrimin me komunitetin, përmirësimin e linjave të komunikimit me qëllim rritjen e sigurisë së tyre dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Prefekti i Qarkut Durrës, z.Nasto falënderoi për punën e palodhur djemtë dhe vajzat që shërbejnë në Policinë e Shtetit me profesionalizmin e tyre.

Ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë vizituar edhe nga nxënës të shkollave të qytetit, të cilët janë pritur nga drejtues të policisë lokale duke i paraqitur një panoramë të punës së përditshme të një punonjësi policie.

Gjatë ceremonisë u vlerësuan me "Certifikatën për Shërbime të Dalluara" K/ Komisar Edvin Ndreu dhe K/ Komisar Asllan Shyta, punonjës të cilët me punën e tyre për vite me radhë kanë dëshmuar një shembull suksesi.