Një darkë e tensionuar ka ndodhur në një restorant të Milanos, kur bukuroshja Belen Rodriguez ishte ulur më grupin e saj të ngushtë.
Ngjitur me tavolinën e saj ishte ulur paparaci Maurizio Sorge, i cili kapi në vitin 2009 Belen dhe të fejuarin e saj në ato kohë, Fabrizio Corona-n, krejtësisht nudo duke bërë seks. Fotot e çiftit në momente intime në Maldive bënë bujë të madhe asokohe. E siç duket, kanë lënë ende shije të hidhur te prezantuesja seksi, përderisa paparacit i është kërkuar papritur të largohet nga restoranti, shkruan “Ëho”.
“Novella 2000” shkruan se shpejt ka ndërhyrë vetë pronari duke e tërhequr kërkesën e paedukatë pasi fotografi ishte klient i rregullt. Kështu Belen është detyruar të vazhdojë darkën e saj me mikun e padëshiruar pranë.





