Dy aktorët Julian Deda dhe Romeo Veshaj ishin dy ndër konkurrentët më të fortë të “BBV” pretendentët për të fituar çmimin e madh prej 100 milionë euro.

Gjatë qëndrimit në shtëpi të shumta ishin debatet mes dy djemve, megjithëse nuk munguan as momentet e gëzueshme.

Ditën e sotme Juli ka postuar një video InstaStory, ku teksa po argëtohej dhe përqafohej me Romeon në shtëpinë e “BBV”.

“Përveç të tjerave kishte edhe momente si këto”- ka shkruar aktori krahas videos, duke treguar se pas daljes nga reality show dy djemtë kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

Kujtojmë që Meriton Mjekiqi, Heidi Baçi, Romeo, Juli dhe Egla Ceno ishin 5 finalistët e “BBV”, ndëra kjo e fundit u shpall fituesja e reality show-t duke rrëmbyer çmimin e madh.