Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e radhës të një qytetari dixhital në “Facebook”-un e tij, i cili shkruan se pjesëtarë të bandave të armatosur që lëvizin me makina të blinduara, po terrorizojnë zonën e ish-Parkut të Autobusave. E nga ana tjetër sipas tij, policia nuk po merr asnjë masë.

Statusi i plotë:

Në narko-shtetin e Noriegës narko-bandat bëjnë ligjin në mes të kryeqytetit!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

"Zoti Berisha përshëndetje desha të denoncoj një fakt se në lagjen time te ish-parku ka persona që qarkullojnë me mjete të blinduara dhe policia e Tiranës nuk merr masa, ata janë të armatosur dhe nuk e kanë problem të na terrorizojnë e kupton vet ti se kujt bande i përkasin, ju lutem na ndihmoni se nuk jetohet kështu, anonim të lutem po të dërgoj dhe fotot e makinave të sapo ardhura nga Amerika".