Bleona Qereti është larguar nga Shqipëria për të vazhduar karrierën në Amerikë, prej disa vitesh. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale duke publikuar vazhdimisht foto provokuese.

Së fundi, në Insta-Story, Bleona  ka publikuar disa foto ku thumbonte aktorin, Gent Hazizi, i cili është pjesë e emisionit, "Shiko kush luan".

Duke marrë shkas nga njëra prej lojërave të puntatës së kaluar, ku Armand Pezës i duhej të bënte çift disa nga personazhet shqiptarë dhe ndër ta ka bashkuar edhe Flori Muamjesin dhe Bleona Qeretin.

Këtë zgjedhje e ka mbështetur edhe aktori Hazizaj i cili ka shtuar: 'Shkojnë, shkojnë'.  Bleonës nuk i ka pëlqyer aspak kjo ndaj menjëherë ka nisur kërkimet për mësuar se cili ishte ky aktor.

"Kush është ky mjekër cjapi se nuk e njeh njeri?", shkruan Bleona.

Ajo ka vazhduar duke publikuar bisedat me ndjekësit e saj dhe disa gazetarë të cilët i kishin thënë se nuk e njohin atë, madje disa prej tyre e kishin quajtur edhe me disa emra të tjerë, ndërsa Bleona në fund i shkroi disa fjalë për të.

"Pyeta 100 gazetarë në Shqipëri si e kishte emrin ky mjekër cjapi… NUK E DINTE NJERI!!!!Më thanë: “është një si biçim aktori – pordhac"- po që sigurisht nuk është i talentuar aq sa duhet dhe tani punon si moderator….E KUPTOJ FRUSTRIMIN TËND PREJ DESHTAKU….

Për një artist (ose më saktë një njeri që ka ëndërr të jetë artistst) duhet të jetë i tmerrshëm fakti të jesh në showbiz për kaq vjet, dhe mos të ta dinë emrin as gazetarët, E JO ME PUBLIKU!!!

Kësaj i thonë: "të rrosh vetë, se emri të ka vdek"!!!

Mediokritetit tënd po i përgjigjem me të njëjtën monedhë:

"VAN DËM ….. T’ET ËMË" !!!

#byefelicia”, shkruan Bleona në statusin e saj.