Marka e bukurisë së Jennifer Lopez, “JLo Beauty” bëri një gabim ‘të vogël’ të dielën duke postuar një selfie të vjetër të këngëtares ku ajo mbante në qafë varësen me emrin e Ben. Këngëtarja 55-vjeçare, e cila aktualisht po kalon një divorc nga Ben Affleck, e ripostoi postimin në Stories, përpara se të fshihej nga të dyja faqet në Instagram.
Postimet u fshinë pasi fansat filluan të vënë në dukje aksesorin elegant që shkruante emrin e ish-bashkëshortit të saj. Postimi u zëvendësua më pas me një numër fotosh nga produktet, duke përfshirë qirinj, një pastrues kremi dhe gjethe të frymëzuara nga vjeshta.
Gjerdani prej ari me emrin e ‘Ben’ është një artikull luksoz nga FoundRae, ku çmimet zakonisht shkojnë në mijëra. Lopez paraqiti zyrtarisht kërkesën e divorcit nga Affleck në përvjetorin e dytë të martesës së tyre në gusht 2022 pas muajsh spekulimesh. Lopez thuhet se po përpiqet të jetë miqësore me Affleck për hir të fëmijëve të tyre.