Mijëra qytetarë të Kukësit, Hasit e Tropojës kanë protestuar sot kundër Edi Ramës dhe taksës së vënë për të kaluar në Rrugën e Kombit.

Qytetarët të revoltuar ndaj qeverisë dhe Ramës kanë shkatërruar të gjithë autobandin e ngritur nga koncesionari si doganë për të marrë taksën e vendosur nga qeveria.

Syri.net sjell pamjet e mbrëmjes së sotme pas protestës në Rrugën e Kombit. Gjithçka është në heshtje, ndërsa më shumë se 10 furgonë policie të forcave speciale qëndrojnë aty. Nuk ka pasur përplasje të tjera edhe për faktin se qytetarët u larguan pas një pakti me policinë.