Blogerja e famshme italiane, Chiara Ferragni ka pasiguritë e veta si të gjithë, dhe këtë nuk ka ngurruar ta ndante edhe më ndjekësit e saj.
Chiara ka postuar në Instagram një foto të shkrepur gjatë shtatzënisë me barkun e rrumbullakosur, të cilin e ka shoqëruar edhe me një mesazh frymëzues për të gjithë vajzat që nuk i pëlqen trupi tyre në një periudhe të caktuar.
"Kjo jam unë, ekzaktësisht një vit më parë. Isha 36-javëshe shtatzënë, në shtëpinë e pushimit në Los Angeles…. Në atë kohë kujtoj se vendosa të mos e postoja këtë foto dhe nuk ishte sepse kisha një shenjë në pantallonat e mia të bardha. Ndihesha e pasigurt për të ndarë foto të trupit tim në këtë stad të shtatzënisë. Nuk jam gjithmonë e sigurt me veten, edhe nëse kam marrëdhënie të mirë me trupin tim, një shtatzëni është sa magjike dhe e vështirë në disa momente. …Tani një vit më vonë që mbaj në dorë njeriun tim të preferuar mund të them këtë gjë: trupi im, jam shumë krenar për ty"…., ka shkruar Chiara.





