Shqiptarja.com ka zbuluar një foto të Briselda Gjikolajt, viktimës së atentatit me armë zjarri në Laprakë. 17-vjeçarja nga Mirdita, banonte prej vitesh në Tiranë dhe prej pothuajse 10 ditësh kishte nisur një lidhje me 23-vjeçarin Erjon Bengo i cili mbeti i plagosur.

Dy të rinjtë kishin dalë të konsumonin një kafe në zonën e Laprakës. Kur u çuan dhe hynë në makinë, një i ri nga Puka, u afrua i maskuar pranë makinës së 23-vjeçarit, tip Benz dhe qëlloi disa herë.

Adoleshentja mori një plumb në kokë, dhe pavarësisht se u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës nga i dashuri i saj, nuk arriti dot që të shpëtonte, ndërsa ky i fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë por të qëndrueshme me dy plumba, në qafë dhe në shpatull, dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.