Ermira Koçi ka zëvendësuar në Këshillin Bashkiak Edlira Hysenin, e cila është ndër deputetet më të reja të parlamentit që përfaqëson LSI-në e Durrësit.

Koçi u paraqit në mbledhjen e këshillit ku mori edhe mandatin si këshilltarja me e re. Koçi u votua nga të gjithë anëtarët prezentë të këshillit, 26 nga 51 në total.

Pas miratimit të projektvendimit, në mbledhje qëndruan të gjithë anëtarët e LSI-së dhe ngritën kartonin jeshil duke u pajtuar me projektvedimet e paraqitura. Asnjë debat nuk u shënua për projektvendimet. Edlira Hyseni zëvendësoi ish-deputeten e dorëhequr të LSI-së në Durrës, Nora Malaj.