Lewis Hamilton triumfoi gjatë provave dhe garës për Çmimin e Madh të Hungarisë, duke lënë pas dy makinat e Ferrarit për të mbushur podiumin.

Por në garën e Hungarisë, britaniku ka patur një tifoze shqiptare mjaft të njohur. Bëhet fjalë për këngëtaren Elvana Gjata, e cila ka shijuar nga afër spektaklin e Formula 1 e shoqëruar nga producenti i saj me famë ndërkombëtare.

Elvana ka postuar në InstaStory ftesën zyrtare, ku ka etiketuar producentin PooBear dhe pilotin Lewis Hamilton, të cilin e falënderoi për mikpritjen.