Një 57-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme pasi ra nga ballkoni i katit të pestë ku banonte, në zonën e “Sahatit”.
Mësohet se viktima, Albin Hiluku ishte pronar i një pike këmbimi valutor në qytetin e Shkodrës., ku punonte bashkë me gruan e tij.
57-vjeçari mësohet se ka qenë i vetëm në momentin e ngjarjes në shtëpi, pasi bashkëshortja dhe fëmijet kanë qenë në punë dhe në shkollë.
Policia mësohet se do të marrë në pyetje familjarët, për të kuptuar nëse ngjarja ka qenë aksidentale, apo 57-vjeçari ka pasur probleme që mund ta kenë shtyrë drejt marrjes së një vendimi fatal për jetën e tij.





