Personi që shihni në foto, është 39-vjeçari nga Durrësi, Bledar Shqarthi i cili u kap pasditen e kësaj të diele me 4 kg heroinë.

Lënda narkotike u zbulua nga qeni antidrogë brenda një çante në kamionin e ngarkuar me konfeksione me destinacion Italinë.

Drejtuesi i kamionit, ndërkohë ka mohuar të jetë në dijeni të lëndës narkotike, ndërsa policia po punon dhe për ndalimin e personave të tjerë të lidhur me trafikimin e kësaj sasie droge.