Ndërkohë që në media dalin përditë deklarata të pasurive të politikanëve dhe sidomos të deputetëve, të dorëzuara në ILKPD, paparaci i "Panoramës" sjell foto se çfarë makinash përdorin ata në jetën e përditshme.

Ndërkohë që shumica e deputetëve vijnë në Parlament me makina superluksoze, ka prej atyre që përdorin më shumë se një.

Natyrisht nuk përjashtohet mundësia që mund të jenë makina të familjarëve, por ama teksa i sheh, duken si sheikë të vërtetë. Makina të markave më të mira, tip i fundit, pamje impresionuese në kontekstin e një Shqipërie të varfër.

Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, është parë të vijë në Parlament me dy makina të ndryshme, siç i shikoni edhe në foto. Një herë me fuoristradë “Range”, të kuqe dhe një herë tjetër me një “Benz”, ku në timon ishte i biri.

Ndërkohë, deputeti i LSI-së, Luan Rama, ka ardhur në Parlament me një “Mercedes” dhe një herë tjetër me një fuoristradë “Porsche”. Vlerat e makinave nuk keni nevojë t’jua themi, sepse ato dihen tashmë.