Iu deshën shumë ecejake nëpër korridoret e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve por gjithçka ia vlejti sepse më në fund ia doli të futej në parlament dhe të bënte betimin!

Bëhet fjalë për Kujtim Gjuzin, deputetin më të ri të Qarkut të Durrësit, paraqitja e të cilit nuk mund t'iu shpëtonte foto-reporterëve sot.

I veshur me papion me ngjyrë të kuqe, Kreu i Partisë Konservatore tërhiqte vëmendje me këpucët po me ngjyrë të kuqe dhe me stil "kaubojsi".

Nuk e dimë nëse "kaubojsi i Durrësit" synon të zëvendësoje atë të Lezhës, Eduart Ndocajn apo do ta ketë të gjatë në Kuvend sa ky i fundit, por dimë të themi që mandati i deputetit i ka kushtuar jo pak Gjuzit, divorcin nga gruaja!