Jeton Vërbani, i riu i cili para një viti postoi një video tek godiste bustin e Skëndërbeut, është keq. Atij i është thyer hunda. Nuk dihet nëse e ka rrahur dikush apo i ka ndodhur ndonjë incident.

Ata që e përdhosën bustin e Skënderbeut në Kaçanik janë anëtarë të shoqatës “Rinia Islam- Kaçanik”, një shoqatë e dalë nga shoqata tjetër “Parimi”, e që për kryetar ka xhihadistin Lavdrim Muhaxheri dhe zëvendës Ilir Berishën, i arrestuar javën që shkoi për terrorizëm.

Arben Berisha e Jeton Vërbani i nga Kaçaniku mundën të bëhen të famshëm me atë video të hedhur në Youtube. Arbeni është personazhi tashmë i famshëm që e godet bustin e Skënderbeut në Kaçanik, kurse jetoni “kameramani” i tij.

Gazeta Express shkruan se ata janë shoqëruar sot në policinë e Kosovës, e cila ka nisur hetimet për këtë rast.

Javës që shkoi në Kaçanik u zhvillua një aksion policor për kapjen e të dyshuarve për terrorizëm- dhe rezultoi me arrestimin e dy personave nga Kaçaniku, e dy nga Hani i Lezit, të dyja qyteza nën ndikimin e hoxhallarëve ekstremist të Maqedonisë.

Dy personat që sot janë shoqëruar nga policia për përdhosjen e bustit të Skënderbeut, sikurse personat që javën që shkoi u arrestuan për terrorizëm, janë njerëz që janë parë shpesh në aktivitete e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), dega në Kaçanik që drejtohet nga Florim Neziraj.