Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ndodhet prej disa ditësh në Prishtinë për festivalin "Sunnu Hill", ku ka marrë shumë surpriza nga mikpritja e ngrohtë.

Një dhuratë speciale për Duan ka qenë ajo e organizatorëve të festivalit “Sunny Hill”.

Ata përmes një imazhi të publikuar në ‘InstaStory’ kanë shfaqur një pako të veçantë me çokollata, të cilat ishin të punuara enkas me imazhin e Duas.

“Faleminderit për çokollatat e bukura”-, shkruhet në mbishkrimin e këtij imazhi.