Pak kohë pasi u shpall i pafajshëm për aksidentin që i mori jetën 54-vjeçarit Seit Sorra, deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi është shfaqur sërish në publik.

Ai ka uruar sot festën e Kurban Bajramit, ndërsa ka shpërndarë edhe mish për të varfrit në Peqin. Ai thotë se si çdo vit që ndjek traditën së bashku me familjen e tij, këtë Kurba Bajram kanë bërë kurban 50 desh.

Postimi i Aqif Rakipit në “Facebook”:

Me rastin e festës të Kurban Bajramit dëshiroj t’ju uroj të gjithëve gëzuar mbarësi dhe mirësi për ju dhe për familjet tuaja. Sot sikurse në të gjithë Kurban Bajramët e tjerë, familja jone kreu ritin e prerjes të kurbanit. 50 deshë ishin të destinuar që të flijoheshin për Zotin në këtë ditë të bekuar dhe mishin e tyre ia ndamë familjeve më në nevojë të qytetit tonë.

Duke shpresuar se kemi kënaqur sado pak këto shtresa në nevojë dhe kemi kthyer buzëqeshjen e të përvuajturve të lagjes në të cilën jam rritur ju uroj edhe njëherë nga zemra Gëzuar Kurban Bajramin qoftë i begatë për të gjithë.

Me respekt Aqif Rakipi.