Tiranë, 29 qershor 2014 – Ish-ministri Brendshëm, Flamur Noka (Muli) ka qenë kritik me punën e policisë këto ditë. Ai ka pasqyruar një foto nga vrasja e bankierit Santo. Po të nisesh nga komentet që bëjnë në profilin e tij, kupton se askush nuk e merr seriozisht.
Është për të ardhur keq në fakt, sepse ai ka qenë ministër, është deputet i parlamentit të Shqipërisë… duhet pak vëmendje, mos bëni kështu!
Një prej komentuesve i shkruan mjaft ashpër se prapa hekurave duhet të shkojnë të gjithë ish- qeveritarët. “Ti Flamur Noka një surrat i paaftw, turp për parlamentin tonë që mban injorantë të tillw si ti, kriminel Berisha, e Paloka. Palaço të tillë jeni, si agimi i zi grek, që i bëtë gropën këtij populli dhe mundoheni të gjykoni punën e mirë të kësaj qeverie se po u digjet avash toka nën këmbë, se jeni të gjithë kriminelë, keni për ta paguar shumë shpejt me gjithë rrugeçërit e tuaj që ju përkrahin, do militant injorant siç jeni dhe ju të gjithë PD istat”, shkruan Hena Lela, ndërsa komentin e shoqëron edhe me një fotografi ku ndodhet Sali Berisha i arrestuar nga dy sherifa amerikanë.
Të jetë foto e vërtetë kjo?!
/gazeta "Dita"/





