Kjo është foto e të tre shokëve bashkë, Brilant Martinajt, Dikler Vatës dhe Besmir Hoxhës, të cilët u vranë në një atentat mafioz të dielën në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Përkatësisht, nga e majta është Besmir Hoxha, në mes Dikler Vata dhe në anë të djathtë të fotos është Brilant Martinaj.

Të tre po udhëtonin me një makinë Volkswagen Passat dhe në mbikalimin e Fushë Krujës atyre iu bë pritë nga një makinë tjetër që po udhëtonte përballë tyre.

Autorët hapën breshëri me kallashnikov duke gjuajtur mbi 60 plumba. Dyshohet të kenë qenë 4 autorë, 3 në rolin e ekzekutorit dhe 1 shofer i mjetit.

Hetuesit mendojnë se shënjestra ka qenë Brilant Martinaj. Dikler Vata arriti të dilte nga mjeti, por u qëllua në distancë të afërt sërish nga vrasësit duke e lënë të vdekur në vend. Ndërsa Martinaj dhe Besmir Hoxha u dogjën brenda automjetit që shpërtheu në flakë pas të shtënave me kallashnikov.