Ky që shihni në foto është një hajdut brutal që grabit vajzat dhe gratë me dhunë në kryeqytetin Tiranë.
Siç shihet në foto mban një xhup të verdhë. Foto është siguruar menjëherë pasi ka sulmuar një vajzë duke i marrë varësen dhe më pas duke u përpjekur t’i vjedhë asaj çantën dhe sendet personale.
Ndërsa vajza ka bërë një kallëzim në polici për vjedhjen që i është bërë në rrugën “Dritan Hoxha” në kryeqytet, mësohet se ndaj të njëjtit person ka edhe ankesa të tjera.
Agresori ndjek vazjat dhe gratë dhe më pas u vjedh çfarë të mundet, celularin, çantën dhe varëset me vlerë.





