21 nentor 2013- Një fotografi e rrallë e Nënë Terezës, është publikuar kur ajo ishte e re. Agnes Gonxhe Bojaxhiu e njohur  si Nënë Tereza, u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë.Duke qenë shqiptare Nënë Tereza nuk i përket vetëm Shqipërisë, guacka etnike do ta kufizonte. Gonxhja u bë qytetarja e botes, e popujve, feve dhe e qytetërimeve. Në vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj te murgeshave te quajtur Misionaret e Bamirësisë qe i shërbejnë tërësisht te varfërve.

Shqiptarja trup vogël ishte kthyer ne një legjende te gjallë. Vetëm sipas te dhënave te vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7 500 fëmijëve ne 60 shkolla, mjekonte 960 000 te sëmurë ne 213 spitale, ishte e vetmja ne bote qe trajtonte 47 000 viktima te lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq te braktisur e te lënë rrugëve ne 20 shtëpi pleqsh dhe kishte birësuar 160 fëmije jetimë.

/zeri/