Kryeministri Edi Rama njihet për stilin e veçantë dhe shpeshherë mjaft të guximshëm. Ndryshimi i “look-ut” të kryeministrit ndër vite është më se i dukshëm.
Në përgjithësi Rama ka preferuar të tërheqë vëmendje me veshjet e tij të pazakonta, ku është shfaqur me atlete sportive në mbledhje të rëndësishme, pantallona shumë të gjera apo pantallonat treçerekshe të kombinuara me çorape të gjata.
Por, pamjet e disa viteve më parë tregojnë një Ramë edhe më rebel në veshje. Me triko leshi, xhaketa xhins apo edhe tuta, vështirë të dallohet se bëhet fjalë për kryeministrin.
Për shumë shihni fotot e mëposhtme.





