18 gusht 2015 – Në industrinë mekanike të Durrësit, e cila para vitit 1990, jepte rreth 25 për qind të prodhimit të kësaj dege për të gjithë vendin, kishte specialistë të shkëlqyer që arritën të prodhonin dhe autokombajnën e parë shqiptare në ish-uzinën e mekanikës bujqësore (UMB) Shkozet (në foto).

Tornitorët e UMB-së, Kantierit Detar, Bazës Mekanike të Hekurudhës, ORMN-së, NSHSHMN-së, NSHRAK-ut, UEM-it,RTS-së etj. ikën në eksodin e 1991 kryesisht në Italinë e famshme për mekanikë. Aty shqiptarët me zanatet si tornitor, axhustator, frezator, elektricist, ratifikator, fonditor, saldator etj. u punësuan menjëherë, madje u bënë kryepunëtorë deri dhe pronarë ofiçinash dhe biznesesh mekanike.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/