26 maj 2015 – Avioni i kompanisë Balkan Express kreu të hënën udhëtimin e parë në linjën Rinas-Peskara. Aeroplani iu nënstrua ritualit të quajtur “banjoja e Engjëllit”.
Që në kohën e Mareshalit të ajrit Italo Balbo (në fillim të viteve ‘20 të shekullit XX), kur hapej një destinacion i ri udhëtimi avioni, që bënte rrugën e parë, nuk nisej nga aeroporti në udhëtimin e kthimit pa iu bërë një banjo. Pikërisht avioni i Balkan Express-it në orën 14:20 të së hënës bëri “banjë” me ndihmën e dy zjarrfikëseve para se të niste udhëtimin e parë të kthimit në orën 15:00 nga Aeroporti i Peskarës për në Aeroportin e Rinasit.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





