· Motoja e bukurosheve: “Bëj diçka për të vrarë kohën, sepse koha është duke të të vrarë ty”
31 korrik 2015 – Gjimnaziste simpatike, që në pushimet verore luajnë domino me të moshuar.
Dega e Kryqit të Kuq Durrës thotë se pushimet e verës disa vajza të reja vullnetare i kalojnë duke marrë pjesë në programet e Kryqit të Kuq. Kështu ekipi i bukurosheve shkon shpesh në qendrën ditore për të moshuar të vetmuar. Vajzat i sajdisin me kafe, ushqime, por edhe duke luajtur domino, loja “emblematike” e të moshuarve.
Këto vajza kanë një moto interesante, ku “luhet” edhe me idiomat: “Bëj diçka për të vrarë kohën, sepse koha është duke të të vrarë ty”!
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/