DURRËS, 28 korrik 2013 – Autoriteti Rrugor Shqiptar për rreth 1 vit e gjysmë nuk ka mundur të mbyllë gropën mbi urën-mbikalim të Plepave në plazh. Këtu janë vjedhur pjesët metalike që bashkojnë rrugën. Është një vepër arti me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare e infrastrukturës rrugore, ku lidhet veriu me jugun, lindja me perëndimin e vendit. Ky mbikalim përballon një trafik të mbingarkuar vendor dhe ndërkombëtar automjetesh të të gjitha llojeve (kamionë mallrash dhe autobusë linjash dhe turistikë, vetura që shkojnë e vijnë nga kryeqyteti dhe, madje Mali i Zi e Maqedonia në / nga Greqia, Italia, port). Mbi të gjitha është një vepër në “kryeqytetin” turistik të Shqipërisë, një “vitrinë” për Durrësin, gjithsesi e shëmtuar.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/