DURRËS, 20 janar 2014 –  Loja me lekun e “vjetër” dhe atë të “ri”, bën që selia qendrore e PD-së të shtojë një zero mbi lekun zyrtar, kurse RD-ja edhe një zero mbi zeron!

Në numrin e 20 janarit 2015 RD-ja boton në faqen e parë lajmin me titull “Taksa 2 400 lekë për litër nuk lejon uljen e çmimit të karburanteve”. 

Deputetja, ish-zëvendësministre Integrimi Evropian, ish-ligjëruese në Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit publik të Tiranës, Joridë Tabaku, më 19 janar 2015, në një dalje publike në emër të PDSH-së, “falsifikoi” monedhën kombëtare shqiptare, duke i shtuar një zero “komuniste” çdo shifre:   

“Për dy vite me radhë qeveria ka rritur taksën e qarkullimit çdo herë me 120 [duhet: 12] lekë. Si rezultat i këtyre dy rritjeve shqiptarët paguajnë shtesë 240 [duhet: 24] lekë për çdo litër karburant që përkthehet në 1 000 [duhet: 100] lekë taksa për çdo litër karburant”.

Të nesërmen, më 20 dhjetor 2015, zeros shtesë së ekonomistes Tabaku organi i opozitës, RD-ja, i shton edhe një zero tjetër: “Taksa 2 400 [duhet: 24] lekë për litër nuk lejon uljen e çmimit të karburanteve”.

Ndërkohë, për pagën mesatare mujore në Shqipëri, politikane-ekonomistja Tabaku përdor lekun zyrtar: 52 150 lekë / muaj.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/