DURRËS, 22 janar 2014 – Olimpistët në Soçi do të kryejnë nevojat personale në tualete për dy veta, kjo është “shpikja” e fundit korruptuese allaruse. Gazetari britanik Stiv Rozenberg (Steve Rosenberg), korrespodent i BBC-së në Moskë, botoi foton “e çuditshme” të një nga tualetet për meshkuj në qendrën Olimpike të diatlonit në Soçi në “Twitter”-in e tij. Ndërtuesit rusë, me sa duket, kanë “kursyer”, duke shtuar në listën e WC-ve, përveç atyre allaturka dhe allafrënga, tani dhe tualete allaruse. Por më “e fortë” se kjo foto është ajo për 4 katër veta njëkohësisht. Fotoja (shih poshtë) është bërë në universitetin rus të Kazanit, në prag të Universiadës XXVII Botërore të Verës 2013 në qytetin e Kazanit (Tatarstan, Rusia), 6 -17 korrik 2013, ku morën pjesë 11 759 përfaqësues të 162 vendeve. Fotoja është në Twitter-in e Rozenbergut.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/