Në fotot e shkrepura në fund të shekullit të XIX-të ekzistonte një zakon i përhapur në Europë, që në kohët tona mund të duket absurd. Në shumë familje, kur vdiste ndonjë nga anëtarët, familjarët bënin foto me të vdekurin.
Personat që sapo ishin ndarë nga jeta vendoseshin në poza sikur ishin ende gjallë, madje në disa raste kanë të hapur edhe sytë. Megjithatë hapja e syve të personave që ishin ndarë tashmë nga jeta shpesh realizohej edhe përmes efekteve që aplikonin fotografët gjatë larjes së fotove.





