I riu Hermes Beqiri u plagos me armë zjarri, mbrëmjen e së shtunës nga dy persona të cilët kanë rënë në prangat e policisë.

Ndërsa 23-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi plumbi me të cilin është plagosur në bark, i ka prekur disa organe.

Pas 8 orëve operacion në spitalin e Shkodrës, ai është transportuar për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Pak dihet për jetën e 23-vjeçarit, por nëse vëzhgon profilin e tij në Facebook, vë re se atij i pëlqen jeta e luksit.

Nuk mungojnë foto me tufa parash, me femra, apo makina. Gjithashtu, ai preferon personazhet e të fortëve në filmat e Hollivudit.