Vendimi i Gjykatës së Apelit, e cila riktheu simbolet e Partisë Demokratike në selinë blu dhe njohu zyrtarisht si kryetar Sali Berishën, ka ngritur në festë demokratët.
Nga pamjet në ‘Rrugën e Shpresës’, dallohen demokratët të cilët janë mbledhur si çdo natë që nga 30 dhjetori 2023, pas vendimit për të lënë në ‘arrest shtëpie’ liderin e opozitës Sali Berisha.
Qindra demokratë po këndojnë dhe kërcejnë në një festë legjitime me simbolet e PD-së, pas gati 3 vitesh të marra peng nga Edi Rama dhe regjimi i tij.