Forumi Rinor i Partisë Demokratike dhe Lëvizja Rinore për Integrim kanë dalë sot bashkë në protestë për të kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Të rinjtë kanë vendosur para Ministrisë së Brendshme thasë të zinj si të trafikantëve dhe tre foto të kryeministrit Edi Rama, ministrit Fatmir Xhafaj dhe ish-ministrit Saimir Tahiri, të identifikuar nga opozita si "peshqit e mëdhenj".