Këngëtarja Genta Ismaili kohët e fundit është shpesh në qendër të mediave prej kohës kur u zbulua lidhja e saj e dashurisë me partnerin turk, Usta.

Genta ka gjetur dashurinë e jetës dhe në planet e çiftit është edhe martesa ndonëse ende nuk ka një datë konkrete.

Një foto e publikuar në profilin e përbashkët të Gentës dhe Ustës në Instagram, ka ngritur dyshimet se këngëtarja para se të vishet me fustanin e bardhë do të sjellë në jetë një bebe.

Në foto Usta shfaqet pranë Gentës, barku i të cilës duket pak më i rrumbullakosur se zakonisht dhe kaq ka mjaftuar që fansat të shkruajnë në komente për shtatzëninë e këngëtares.

“Genta qenka shtatzënë”; “Urime për shtatzëninë tënde! Ti ke ndjekur zemrën! Mos të ta ndjejë për të tjerët!”; “Është shtatzënë?”– janë disa prej komenteve në foto.