Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë ende të zhdukur pasi një helikopter ushtarak kanadez u rrëzua në det midis Greqisë dhe Italisë, gjatë një stërvitjeje të NATO-s, tha të enjten Kryeministri Kanadez Justin Trudeau.

Ai shtoi se një trup u gjet dhe pesë të tjerët në aeroplan ishin të humbur.

“Ne shpresojmë të gjejmë të zhdukurit,” tha ai.

Gjenerali Jonathan Vance, zyrtari i lartë ushtarak i Kanadasë, tha që e humbën kontaktin me ekuipazhin të mërkurën në mbrëmje.

Ai konfirmoi që trupi i Abbigail Cowbrough ishte gjetur, vendase e Nova Scotia-s, e cila ishte 23 vjeçe.