6dhjetor 2015 – Policia holandeze ka shpërndarë pamje dhe foto të një sherri masiv mes shqiptarëve në një lokal në Roterdam. Me anë të pamjeve ajo kërkon të identifikojë dy persona të shpallur në kërkim.
Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë së lokalit De Markt. Në to shihet se si qëllohen me thika e mjete të tjera të forta disa persona mes njëri – tjetrit. Policia tha se njëri u qëllua me pistoletë. Dy 40 -vjeçarë dhe një 23 -vjeçar u plagosën. Sherri ka ndodhur më 1 qershor, në orën 23.
Dy nga persona u plagosën në dorë dhe në krah dhe u larguan me vrap pas incidentit. Ata u arrestuan në afërsi të kafenesë. Një person i tretë u plagos rëndë. Ai kishte një plagë me armë zjarri në fytyrën dhe një plagë me thikë në bark, por ishte e mundur të flitej me të. Ai u arrestua të nesërmen, por u lirua më vonë.
Dy të dyshuarit janë ende të burgosur dhe akuzohen për vrasje me paramendim apo vrasje. Kundrejt tyre është kërkuar ndërkohë dënim prej tre dhe gjashtë vjetsh me burgim, shkruan lapsi. Ai që qëllon me armë thirret ‘Granit’, është 30-35 vjeç dhe i gjatë 1.80 m. Ai që qëllon me thikë thirret Ardit Rudi, është 18-20 vjeç dhe 1.80-1.85 m i gjatë.
/portali DurrësLajm/