Elbasani është tronditur pasditen e sotme nga një tjetër ngjarje e rëndë, me 1 të vrarë e një të plagosur. Viktimë ka mbetur Lulzim Bitri, ndërsa Ardian Çollaku, është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. 

Ardian Subashi (Çollaku) në 26 maj të vitit 2015 u arrestua nga efektivët e policisë, në qendër të qytetit të Elbasanit. Një ditë para arrestimit ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Modenas, e ka dënuar me 23 vjet e 3 muaj e 17 ditë burgim për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 110 dhe 600 të Kodit Penal Italian. Ndërkohë, Subashi ka qenë edhe subjekt i OFL  ku vitin e kaluar së bashku me 3 persona të tjerë u është kërkuar deklarimi i pasurisë.

Nga ana tjetër viktima Lulzim Bitri (ne foto) ka qenë i dënuar me 4 muaj burg nga shteti maqedonas pasi ishte i përfshirë në një përplasje me armë në Tetovë në vitin 2018 ku një person mbeti i vrarë. Lulzim Bitri, pas vuajtjes së dënimit iu ndalua hyrja prej 5 viteve në Maqedoni.

Ngjarja

Sipas burimeve policore, pranë një pike karburanti në lagjen “25 Nëntori” janë shënuar të shtëna me armë zjarri. Dy persona Lulzim Bitri dhe Ardjan Çollaku janë qëlluar me armë teksa lëviznin në këmbë dhe për pasojë kanë humbur jetën. Autorët dyshohet se kanë qëlluar nga një automjet dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Një makinë është gjetur i djegur në fshatin Balldre, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët, të cilët janë ende në arrati. Një operacion kërkimi ka nisur nga policia për kapjen e autorëve dhe një grup hetimor është ngritur për zbardhjen e ngjarjes.

Nisur dhe nga e kaluara e viktimes dhe te plagosurit, dyshimet e grupit hetimor janë se kemi të bëjmë me një atentat të mirëfilltë, në kuadrin e larjes së hesapeve mes grupeve kriminale.