Një ngjarje horror ka ndodhur sot në fshatin Uji i Mirë në Sukë të Këlcyrës, ku një person i ka prerë kokën me thikë fqinjit.

Ai është Alban Voda, 30 vjeç dhe dyshohet se i ka prerë kokën me thikë shtetasit N.H. 66 vjeç. Pas ngjarjes ai është arrestuar dhe po merret në pyetje.

Policia thotë se 30-vjeçari vuan nga çrregullime mendore, ndërkaq, mësohet se ai ka qenë ish-komando në Afganistan.

Autori i krimit kishte tre vite që ishte kthyer në Shqipëri, pas përfundimit të misionit. Që prej kthimit në Shqipëri, ai kishte shfaqur çrregullime mendore dhe po kurohej prej dy vitesh nga këto probleme.