Desantila Sollaku u rrëmbye nga rryma e fuqishme e ujit në kanionin e Holtës pasditen e së dielës dhe nuk arriti që të shpëtonte duke u mbytur.

25-vjeçarja jetonte në Savër të Lushnjes, ndërsa bashkë me familjen kishte vendosur të kalonin fundjavën në Holtë meqë vëllai, Denisi, sapo ishte kthyer nga Gjermania.

Gjithashtu 25-vjeçarja kishte planifikuar largimin drejt Gjermanisë këtë javë për të punuar si infermiere, pasi përfundoi studimet në Shqipëri.

Familja Sollaku ka dy vajza dhe një djalë. Prindërit e vajzës merren me tregti në Savër, produkte ushqimore. Ngjarja e djeshme është tragjedia e dytë në familjen Sollaku, pasi rreth dy vite më parë u hodh nga pallati duke u vetëvrarë gjyshi i vajzës që u mbyt në Holtë.