Duke ironizuar dorëheqjen nga mandati i deputetit, ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish ish-ministrin Saimir Tahiri.

Berisha ka postuar në Facebook foton e Qemal Stafës, ndërkohë që poshtë bustit është një fotomontazh, me mbishkrime për Tahirin.

“Eterit vrane Qemalin, bijte te vrane ty!! Sb”, shkruan Berisha, ndërsa aty shkruhet ‘Saimir Tahiri, hero i popullit’.