Ai ka qenë një nga banorët më të njohur dhe më të lakuar të "Big Brother Albania 1". Të gjithë e kujtojnë shprehjen mjaft të njohur “Ku Poli?” me të cilën ku personazh u identifikua.

Bëhet fjalë për Pol Babin, i cili prej më shumë se dy vite vijon karrierën e tij në SHBA si aktor ku ka marrë pjesë në një sërë serialesh. 

Këtë herë roli i tij do të jetë ai i një të burgosuri dhe një fakt të tillë, Poli e ka bërë të ditur përmes një postimin në faqen e tij në Instagram. "Dhe sërish në burg" ka shkruar ish-banori krahas fotos. 

Gjithashtu me herët ai është shprehur se do të jetë pjesë e disa serialeve të cilët do të transmetohen në HBO dhe Netflix.