Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares së njohur Shkurte Fejza është aksidentuar nga një makinë sot në Prizren, teksa ishte duke ecur në rrugë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, vajza e tij, Gresa Behluli. “Po është goditur nga një veturë, por është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha shkurtimisht ajo.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi konfirmoi për Telegrafin rastin, duke thënë se Behluli është goditur derisa ishte duke kaluar rrugën.
“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Adem Jashari’, deri te aksidenti ka ardhur kur këmbësori ka qenë duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.