Pas vendimit për mos dekretimin e ligjit për teatrin, Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të braktisë ambientet e zyrës dhe të jetë mes natyrës.
Këtë verë presidenti është “arratisur” drejt mrekullive të alpeve shqiptare për t’iu larguar vapës së këtij fund korriku.
Përmes disa fotove të publikuara në profilin zyrtar të tij në rrjetin social Facebook, presidenti shkruan:
"Një udhëtim mbresëlënës në Leqet e Hotit, në Selcë-Cem, në Lëpushë e Vermosh, mes mrekullive të alpeve shqiptare, aty ku turistët i gëzohen rrugës së re dhe turizmit malor."





