Ky është Xhevahir Brasha, viktima që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Fllakë të Durrësit, si pasojë e një atentati me armë zjarri.
42-vjeçari është qëlluar plot 13 herë me automatik në automjetin tij në afërsi të banesës së tij, ku policia gjeti 13 gëzhoja model 56, kalibër 7.62 mm.
Nuk dihet ende se kush qëndron pas këtij atentati, ndërkohë policia po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dy janë pistat kryesore ku po mbështeten hetimet, konfliktet e hershme që ka pasur në Angli dhe mosmarrëveshjet në lidhje me trafikun e mundshëm të qenieve njerëzore.
Policia ka të dhëna se Xhevahir Brasha merrej me falsifikimin e dokumenteve dhe ishte i implikuar në trafikimin e qenieve njerëzore drejt Anglisë.