Ky është Aleksandër Barlika, 35-vjeçari nga Mati që gjeti vdekjen në një spital privat pasi një ditë më parë u qëllua me çifte në Bathore. Sipas të dhënave nga spitali, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra në organet jetësore.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 35-vjeçari ishte babai i tre fëmijëve dhe prej disa kohësh kishte hapur një lokal në zonën e Kamzës, shkruan “Tv Klan”.
Mesditën e djeshme ai bashkë me vëllanë e tij Altinin, shkoi në Bathore për të zgjidhur mosmarrëveshjen mes nipit të tij 16-vjeçar dhe një bashkëmoshatari të këtij të fundit. Autori i ngjarjes është shtetasi Ledjan Cani.
Si ndodhi ngjarja
Kater shtetas janë arrestuar sot nga Policia e kryeqytetit, pas një sherri për motive të dobëta në Bathore që përfundoi me një të vdekur.
Sipas bluve, u arrestuan në flagrancë shtetasit: 1. Rasim C., 49 vjeç, banues në Tiranë. 2. L. C., 16 vjeç, banues në Tiranë. 3. Altin Barlika, 38 vjeç, banues në Tiranë. 4. K. P., 16 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se konflikti ka nisur në këto rrethana:
Shtetasit K. P. dhe L. C., janë konfliktuar midis tyre për motive të dobëta. Në këtë konflikt janë përfshirë edhe shtetasit Aleksander Barlika, Altin Barlika (dajat e shtetasit K. P.) dhe Rasim C. (babai i L. C.), të cilët janë konfliktuar fillimisht me mjete të forta me njëri-tjetrin.
Konflikt i cili më pas është përshkallzuar në përdorim të armëve të zjarrit, e më saktësisht, shtetasit Aleksander Barlika (Bajrami) dhe Altin Barlika (vëllezër ndërmjet tyre) të shoqëruar dhe nga nipi i tyre K. P., kanë nxjerrë një armë tip pistoletë dhe kanë tentuar të qëllojnë ndaj shtetasve L. C., D. C. dhe Rasim C., ku në këtë kohë duke përfituar nga gjendja e rremujës së krijuar, shtetasi L. C., ka marrë një armë gjahu, tip cifte me të cilën ka qëlluar shtetasin Aleksander Barlika i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra dhe dëmtime të lehta trupore shtetasi Altin Barlika.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – Një armë zjarri tip pistoletë TT, me një krehër dhe 8 fishekë, një armë gjahu e tipit çifte.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së parë Tiranë për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë në bashkëpunim”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.





