Personat në foton e mësipërme janë babë e bir që humbën jetën nga rrjedha përroit në zonën e Bogë pranë Përroit të Thatë në Malësinë e Madhe.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, ku ata ishin duke udhëtuar kur rrjedha e ujit të përroit mori përpara automjetin me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës (babai, djali dhe vajza).
Vajza arriti të shpëtonte duke u hedhur nga makina tip fuoristradë, ndërsa babai dhe vëllai humbën jetën, ndërsa trupat e tyra janë gjetur sot. Viktimat janë Pjetër Rushaj 48 vjeç dhe Jason Rushaj.
Njoftimi i policisë:
Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion shtesë
Në vijim të informacion të dhënë mesditën e djeshme se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza), ju bëjmë me dije se:
Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir).